Rritja e rasteve me coronavirus, Polonia ndërton spital fushor në stadiumin e futbollit

Evropë

Rritja e rasteve me coronavirus, Polonia ndërton spital fushor në stadiumin e futbollit

Më: 19 tetor 2020 Në ora: 19:33
Foto

Polonia ka filluar ndërtimin e një spitali fushor në një stadium futbolli në kryeqytetin, Varshavë.

Punimet në stadiumin “PGE Narodowy” filluan të shtunën, njoftoi zyra e kryeministrit gjatë ditës së sotme.

Ministri i Shëndetësisë, Adam Niedzielski tha se spitali fushor do të kishte një kapacitet prej 500 shtretërish. Objekte të tjera të përkohshme po ndërtohen diku tjetër.

Njoftimi erdhi ndërsa numri i rasteve ditore në shtetin polak arriti një rekord të lartë të shtunën, me 9,622 infeksione.

Vendi ka regjistruar më shumë se 180 mijë raste dhe 3,614 vdekje që nga fillimi i pandemisë së njohur si COVID-19.

“Nëse numri i rasteve rritet me këtë ritëm, duhet të jeni të vetëdijshëm se javën e ardhshme mund të kemi 15 mijë deri në 20 mijë infeksione në ditë”, tha ministri i shëndetësisë në një konferencë shtypi.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat