Zonja e Parë e Francës, Brigitte Macron në vetëizolim

Evropë

Zonja e Parë e Francës, Brigitte Macron në vetëizolim

Më: 19 tetor 2020 Në ora: 19:54
Brigitte Macron

Gruaja e Presidentit Francez Emanuel Macron, Brigitte Macron, do të jetë në vet-izolim për shtatë ditë.

Ajo ishte në kontakt me një person të infektuar me coronavirus, njoftoi sot zyra e Macronit.

Siç thuhet, Brigitte Macron ishte në kontakt të enjten, 15 Tetor, me një person që doli sot pozitiv për COVID-19 dhe i cili ka simptoma të këtij infeksioni, raporton reuters.

“Në përputhje me rekomandimet e zyrtarëve shëndetësorë, ajo do të jetë në vet-izolim për shtatë ditë. Brigitte Macron nuk ka simptoma të sëmundjes në këtë fazë”, shkruan në njoftim.

Ndryshe, Franca deri më tani ka raportuar mbi 897 mijë raste me virus gjersa kanë vdekur 33477 persona.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat