Hetimet rreth vrasjes së mësuesit francez: 15 persona në paraburgim, përfshirë katër studentë

Evropë

Hetimet rreth vrasjes së mësuesit francez: 15 persona në paraburgim, përfshirë katër studentë

Më: 19 tetor 2020 Në ora: 20:48
Foto ilustrim

Një person “i cili është dënuar më parë për veprime terroriste dhe pretendon se kishte lidhje me një vrasës” është gjithashtu në paraburgim.

Një total prej 15 personash, përfshirë katër studentë, janë në paraburgim si pjesë e hetimit anti-terrorist për vrasjen e mësuesit, Samuel Pati, në afërsi të Parisit të premten, njoftuan sot burime pranë gjyqësorit.

Të njëjtat burime deklaruan se një ose më shumë studentë, ndoshta për kompensim monetar, i treguan vrasësit, Abdullah Anzarov (18), se ku ndodhej Pati.

Disa dhjetëra mijëra njerëz u mblodhën të dielën në të gjithë Francën ku i dhanë lamtumirën Pattit.

Ndryshe, një marsh kombëtar në nderim të mësuesit të vrarë është planifikuar për të mërkurën. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat