Kryetari i Kopenhagës, Frank Jensen jep dorëheqje shkaku i akuzave për ngacmim seksual

Evropë

Kryetari i Kopenhagës, Frank Jensen jep dorëheqje shkaku i akuzave për ngacmim seksual

Më: 19 tetor 2020 Në ora: 22:00
Frank Jensen

Kryetari i Komunës së Kopenhagës ka dhënë dorëheqje me efekt të menjëhershëm pasi po akuzohet për ngacmim seksual.

Frank Jensen, i cili kishte shërbyer si kryebashkiak që nga viti 2010, gjithashtu dha dorëheqje nga pozicioni si deputet i Partisë Social Demokrate në qeverisje të Danimarkës.

Dorëheqja erdhi pasi dy gra, përfshirë një ish punonjës të partisë, përshkruan se ishin ngacmuar seksualisht nga Jensen në vitin 2012 dhe 2017, raporton euronews.

Të dy incidentet u tha se kishin ndodhur në një ngjarje shoqërore dhe e përfshinin Jensenin duke ngacmuar gratë kundër vullnetit të tyre.

Në një postim në Facebook, Jensen u kërkoi falje grave që kishte ngacmuar dhe u zotua se do të jetë pjesë e një shoqërie të ndryshme të Danimarkës.

“Unë vetë kam qenë pjesë e një kulture të keqe, jo të shëndetshme, por edhe të vjetër dhe të rrënjosur në partinë tonë”, shkroi ai.

Ndryshe, zgjedhjet e ardhshme komunale në shtetin danez do të mbahen në nëntor të vitit 2021. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat