Infektohet me COVID 19 komandanti i ushtrisë së Zvicrës

Evropë

Infektohet me COVID 19 komandanti i ushtrisë së Zvicrës

Më: 20 tetor 2020 Në ora: 08:20
Komandanti i Korpusit Thomas Süssli

Shefi i Ushtrisë së Zvicrës, Komandanti i Korpusit Thomas Süssli, që nga sot është në izolim. Ai rezultoi pozitiv në testin e bërë për koronavirusin.

Për shkak të kontaktit me një person që kishte dalë pozitiv për koronavirus, shefi i ushtrisë, komandanti i korpusit Thomas Süssli, sot i është nënshtruar një testi. Rezultati ishte pozitiv.

Shefi i ushtrisë aktualisht nuk ka simptoma dhe vazhdon të kryejë aktivitetet e veta nga shtëpia.

Zëvendësi i tij, Komandanti i Korpusit Aldo Schellenberg, është gati të marrë përsipër çdo detyrë.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat