Ia kthejnë të mirën: Ja çfarë çmimi merr Vuçiqi në Izrael

Evropë

Ia kthejnë të mirën: Ja çfarë çmimi merr Vuçiqi në Izrael

Nga: D.G. Më: 20 tetor 2020 Në ora: 08:37
Aleksandar Vuçiq

Muzeu i Miqve të Sionit në Jeruzalem ka ndarë mirënjohjen "Miqtë e Sionit" për 11 persona, përfshirë presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, njofton agjencia Anatolia.

Çmimi "Miqtë e Sionit" u jepet njerëzve që mbështesin Izraelin dhe hebrenjtë.

Themeluesi i Muzeut të Miqve të Sionit, Mike Evans, ka bërë të ditur emrat e 11 personave në Samitin e katërt të mediave të krishtera, i cili u mbajt në Jeruzalemin Perëndimor, organizuar nga administrata izraelite, transmetojnë mediat serve njoftimin e faqes së internetit të muzeut.

Takimi në muze u ndoq nga presidenti i Izraelit Reuven Rivlin dhe kryeministri Benjamin Netanyahu, si dhe ambasadori i SHBA-së në Izrael David Friedman.

Midis fituesve të këtij viti janë princi i kurorës saudite Mohammed bin Salman, mbreti Hamed bin Isa Al Khalifa i Bahreinit dhe zëvendës presidenti dhe kryeministër i Emirateve të Bashkuara Arabe dhe emiri i Dubait Sheik Mohammed bin Rashid Al Maktoum.

Lista e fituesve përfshin gjithashtu presidentin Rumun Klaus Johannes dhe Omani Sulltan Haysem bin Tarik bin Teimur Al Said.

Më parë, çmimi iu dha presidentit të SHBA-së Donald Trump dhe shefit të Departamentit të shtetit Mike Pompeo.

Vuçiq, me nënshkrimin e marrëveshjes në Uashington është obliguar që Serbia të zhvendosë ambasadën e saj në Izrael.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat