Bilanci i COVID-19 në Gjermani, shënohen gati 50 viktima për një ditë

Evropë

Bilanci i COVID-19 në Gjermani, shënohen gati 50 viktima për një ditë

Më: 20 tetor 2020 Në ora: 09:29
Foto ilustrim

Instituti gjerman për sëmundje ngjitëse “Robert Koch” ka njoftuar se dje në Gjermani janë shënuar 47 të vdekur nga koronavirusi.

Në këtë mënyrë, numri i përgjithshëm i viktimave në këtë vend evropian shkoi në 9,836, shkruan The Guardian.

Përpos vdekjeve, gjatë kësaj periudhe u shënuan edhe 6 mijë e 868 infektime të reja dhe shifra e përgjithshme e të prekurve shkoi në 373.167 gjithsej.

Ndryshe, qeveria gjermane tashmë i ka larguar kontrollet kufitare me shtetet anëtare të Bashkimit Evropian dhe me disa vende të tjera.

Gjithashtu, Gjermania ka regjistruar shumë më pak viktima se Britania e Madhe, Franca, Italia e Spanja.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat