Navalny: Frikësohem se Putin do helmojë fëmijët e mi, derisa ai vazhdon ta bëjë këtë ‘me armiqtë’

Evropë

Navalny: Frikësohem se Putin do helmojë fëmijët e mi, derisa ai vazhdon ta bëjë këtë ‘me armiqtë’

Më: 20 tetor 2020 Në ora: 10:19
Alexei Navalny

Lideri opozitar rus Alexei Navalny ka folur në një intervistë rreth asaj që sipas tij po bën Putin, duke helmuar kundërshtarët e tij, e të njëjtën gjë kishte përjetuar edhe Navalny i cili mbeti në koma për javë të tëra, ku u dërgua në Gjermani për shërim pasi ishte helmuar  me agjent nervor Novichok gjatë kohës që kishte një fluturim për në Rusi.

Ishte Navalny i cili tha se padyshim që Putin po qëndronte pas helmimit të tij, duke përmendur edhe plot kritik apo kundërshtar të tij që kishin përfunduar në të njëjtën mënyrë.

Në një pjesë të shkëputur nga intervista e Navalny, ai thotë se Putin po dëshiron që të helmojë atë kësht duke shpëtuar nga ai dhe duke tmerruar të tjerët.

‘’Unë mendoj se Putin është duke përdorur këtë armë kimike, për të bërë dy gjëra për të mbytur mua dhe t’i frikësosh të tjerët. Është diçka shumë e frikshme, kur njerëzit vdesin papritur derisa nuk ka asnjë armë, nuk ka plumba. Dhe brenda disa orëve ju do jeni i vdekur dhe pa asnjë gjurmë në trupin tuaj, është vërtetë e tmerrshme. Dhe Putin po e shijon këtë gjë.’’

I pyetur nga prezentuesja e emisionit nëse ai frikësohet se kjo gjë do prek edhe familjen e tij, Navalny tha:

‘’Kjo është pjesa më e vështirë, unë nuk frikësohem, por fëmiëjt që është një mendim i tmerrshëm nëse iu bie që ta provojnë këtë agjent nervor Novichok, në apartamentin tim për shembull në derë apo kudo që është vendosur, dhe mund ta prek çdokush, por sido që të jetë ne duhet të ndalojmë këta njerëz sepse kështu do helmojnë njerëzit e tjerë, do helmojnë shumë.’’

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat