Amsterdami do t’i dekorojë urat me lule, kjo është arsya

Evropë

Amsterdami do t’i dekorojë urat me lule, kjo është arsya

Më: 20 tetor 2020 Në ora: 13:11
Foto Ilustrim

Amsterdami krenohet me mundësitë që ua ofron çiklistëve, por edhe kryeqyteti holandez i ka kufijtë e vet për këtë komunitet.

Zyrtarët lokalë janë ankuar se pamja e disa prej kanaleve më të bukura po pengohet dhe se këmbësorët po detyrohen të dalin në rrugë për shkak të grumbullimit të biçikletave në rrethojat e urave.

Si rezultat i kësaj gjendjeje, këshilli i qytetit ka vendosur që të vendosë saksi me lule në urat e kanaleve më të famshme në përpjekje për t’i bindur çiklistët që të kërkojnë vende tjera për lënien e biçikletave të tyre.

“Për shkak të numrit të madh të biçikletave të vendosura në rrethojat e urave, këmbësorët nuk kanë më hapësirë në trotuaret e ngushta dhe ecin nëpër rrugë të veturave. Kjo krijon situata të pasigurta”, tha një zëdhënës i autoriteteve lokale.

Për të krijuar më shumë hapësirë për çiklistët larg urave, vendet për parkimin e veturave gjithashtu do të kenë hapësirë për më shumë biçikletave afër kanaleve dhe lumenjve.

Amsterdami ka më shumë biçikleta se banorë dhe ka 767 kilometra shtigje për biçikleta. Pandemia e koronavirusit i ka nxitur edhe më shumë njerëzit që ta zgjedhin këtë mjet për udhëtim dhe t’i braktisin veturat e transportin publik.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat