Një koalicion i shqiptarëve refuzoi, a po hyjnë në qeverinë e Malit të Zi Genci Nimanbegu e Nik Gjeloshaj?

Evropë

Një koalicion i shqiptarëve refuzoi, a po hyjnë në qeverinë e Malit të Zi Genci Nimanbegu e Nik Gjeloshaj?

Nga: D.G. Më: 21 tetor 2020 Në ora: 08:43
Nikë Gjeloshaj

Lista shqiptare "Genci Nimbanbegu - Nikë Gjeloshaj" në dy-tri ditët e ardhshme do të marrë vendim se a do të hyjë në qeberinë e re të Malit të Zi.

Këtë e ka thënë për gazetën "Pobjeda" bartësi i listës Nikë Gjeloshaj.

Të enjten e kaluar, mandatari për përbërjen e qeverisë së re, Zdravko Krivokapiq, mbajti një takim me përfaqësuesit e listës shqiptare "Genci Nimanbegu - Nikë Gjeloshaj" rreth pjesëmarrjes në qeverinë e re.

Pas takimit, Gjeloshaj dhe Nimanbegu kanë thënë se prioritet i tyre është të respektohen zotimet programore të këtij koalicioni. Gjeloshaj tha se bazuar në vendimin e Listës shqiptare, kanë pranuar ftesën e mandatarit dhe dëgjuan vizionin e tij dhe konceptin e qeverisë së re. Ai tha se Mali i Zi do të jetë më demokratik, nëse qëllimet e tyre pranohen.

- Për ne, zotimet më të rëndësishme të programit janë ato që u kemi prezantuar qytetarëve, dhe gjërat e fundit për të cilat do të flasim janë ministritë dhe pozitat në qeveri. Nëse pajtohemi për zotimet e programit, kjo është gjëja më e rëndësishme për ne - u tha Gjeloshaj gazetarëve pas takimit.

Pardje, koalicioni shqiptar "Njëzëri" refuzoi ftesën e mandatarit Zdravko Krivokapiq për të folur në lidhje me hyrjen në qeverinë e re. Pas konsultave brenda koalicionit, ata arritën në përfundimin se, siç thanë, do të ishte humbje kohe.

- Sepse, ne nuk mund të jemi pjesë e qeverisë së Malit të Zi, e cila përbëhet kryesisht nga ato parti dhe politikanë që nuk duan barazi të shqiptarëve në këtë vend dhe me të cilët ndryshojmë në mënyrë programore dhe strategjike diametralisht - thanë ata në përgjigje Krivokapiqit.

Vendimi unanim për të mos hyrë në qeverinë e Zdravko Krivokapiqit u mor të dielën nga Këshilli kryesor i Partisë boshnjake.

- Për shkak të qasjes së ndryshme dhe dallimeve të caktuara ideologjike me disa anëtarë të qeverisë së re për çështje të rëndësishme shoqërore në Mal të Zi, dhe qëndrimeve ndaj popujve pakicë si në programet nga e kaluara e afërt dhe këto aktuale politike, Këshilli Kryesor i Partisë boshnjake vendosi që në këtë moment politik të mos jetë anëtare e qeverisë së ardhshme - shpjeguan nga kjo parti.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat