Vrasësi nga nëndetësja tenton të ikë: Mos u afroni, do ta aktivizoj bombën!

Evropë

Vrasësi nga nëndetësja tenton të ikë: Mos u afroni, do ta aktivizoj bombën!

Nga: D.G. Më: 21 tetor 2020 Në ora: 10:21
Në shënjestër të snajperistëve: Peter Madsen

Vrasësi Peter Madsen dështoi dje në planin e tij për të shpëtuar nga burgu danez Herstedvester, ku ai po vuan dënimin e tij pas vrasjes së gazetares Kim Wall në nëndetësen e tij.

Megjithatë, 49-vjeçari vrapoi në drejtime të ndryshme ndërsa përpiqej të shpëtonte. Kjo mund të shihet në videon e publikuar nga Extra Bladet. Videoja tregon një burrë që ecën në trotuar me një çantë shpine, ndërsa në sfond dëgjohet dikush që bërtet pas tij: 'Peter! Ndal! '. Të gjithë videon mund ta shikoni KËTU.

Menjëherë pas kësaj, Madsen vrapon midis ndërtesave në zonën industriale. Kamerat e vëzhgimit e filmuan duke vrapuar, së pari drejt shkurreve, me siguri duke shpresuar të mund të fshihej atje, por më pas ai e kuptoi se kishte bërë një gabim, kështu që u kthye shpejt dhe filloi të vraponte në drejtim tjetër. Pastaj një nga rojet e burgut e kapi dhe Madsen u arrestua dhe u prangos përsëri. U arrestua në një vend rreth 400 metra larg burgut.

Pamjet tregojnë edhe dy snajperë të shtrirë në tokë, me armët drejtuar Madsenit, ndërsa ai rri ulur me shpinë në rrethojë. Mbanet edhe mbante një byzylyk, për të cilin tha se do të shpërthente bombën.

Madsen qëndroi ashtu për një kohë të gjatë me pranga në duar ndërsa priste të mbërrinte ekipi i çaktivizimit të bombës. Në fund, doli se kërcënimi i bombës ishte i rremë.

Të përkujtojmë, Peter Madsen u dënua me burgim të përjetshëm për vrasjen e gazetaren suedeze Kim Wall, e cila për një intervistë hipi në një nëndetëse që ai e bëri vetë. Trupi i saj pa kokë, si dhe pjesët e tjera të trupit, u gjetën 11 ditë më vonë në plazh.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat