Mësuesi i muzikës rrahu për vdekje të dashurën franceze, para se të vriste veten në përplasjen kokë më kokë

Evropë

Mësuesi i muzikës rrahu për vdekje të dashurën franceze, para se të vriste veten në përplasjen kokë më kokë

Më: 21 tetor 2020 Në ora: 17:00
Foto

Një britanik mësues muzike ka vrarë të dashurën e tij franceze para se të vriste veten me një përplasje kokë më kokë në një autostradë në Spanjë, raportuan sot hetuesit.

Më herët muzikanti bipolar kishte postuar shpesh për veshtirësitë e jetës nën karantinën e koronavirusit.

Caspar Veres vdiq pasi drejtoi automjetin e tij për 3 km në drejtimin e gabuar në autostradë, duke u përplasur kokë më kokë me një kamion.

Pasi zjarrfikësit prenë mjetin për të nxjerrë trupin, ata gjetën edhe trupin e të dashurës së tij të vrarë, Delphine Cochet.

Autopsia zbuloi më vonë se 28 vjeçari Caspar vdiq në përplasjen e tmerrshme, ndërsa 41 vjeçarja franceze Delphine, kishte vdekur disa orë më herët nga një frakturë në kafkë.
Veres, i cili kishte studiuar në shkollën prestigjoze St Albans School, kishte filmuar më parë veten duke kënduar këngën spanjolle ‘Po nis të ndjehem i lig’ e cila është bërë e njohur për kohën e izolimit të pandemisë.

Mësuesi i muzikës ishte në pritje të një gjyqi për sulm fizik ndaj dy oficerëve të Guardia Civil në Spanjë, të cilët i kishte plagosur pas arrestimit në stacionin e policisë në Cadiz, më 6 gusht.

Tragjikja Delphine u tha asokohe policëve se Caspar nuk kishte marrë mjekimet e shëndetit mendor, për probleme si skizofrenia dhe çrregullim bopolar.
Por megjithë rrezikun që ai përbënte, i dyshuari u lirua me kusht pas një paraqitjeje në gjyq.

Delphine bëhet tashmë personi i 36-të këtë vit që vritet nga dhuna shtëpiake në Spanjë.

Policia konfirmoi se nuk po kërkon njerëz të tjerë në lidhje me vdekjen e saj.

Shoferi 43-vjeçar i kamionit u plagos në përplasjen vetëvrasëse në Los Barrios kur Caspar e goditi drejpërsëdreti, por raportohet se do të shërohet.

Miqtë e Delphine, gjithashtu muzikante, i bënin asaj homazh në rrjetet sociale: “Shpresojmë që notat e saj muzikore të mrekullueshme të zbukurojnë simfoninë e universit”, thuhej mes tyre.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat