Në Stamboll rrëzohet një aeroplan trajnues, pamje nga vendi i ngjarjes

Evropë

Në Stamboll rrëzohet një aeroplan trajnues, pamje nga vendi i ngjarjes

Më: 22 tetor 2020 Në ora: 17:27
Foto

Një aeroplan trajnues është rrëzuar të enjten në Büyükçekmece, një rreth në anën evropiane të Stambollit.

Sipas mediave të huaja, piloti i tij i vetëm u shpëtua duke pësuar vetëm disa lëndime.

Aeroplani, që i përkiste një shkolle fluturimi, ishte ngritur nga Aeroporti Hezarfen në Çatalca, një rreth pranë Büyükçekmece.

Guvernatori i Stambollit tha në një deklaratë me shkrim se piloti, një student i shkollës së fluturimit i identifikuar si B.N., po përpiqej të ulte aeroplanin pasi përjetoi një problem me motorin 10 minuta në fluturim.

Deklarata tha se mjekët, zjarrfikësit dhe policia u dërguan menjëherë në vendin e ngjarjes, si dhe një ambulancë ajrore, pasi vendi i përplasjes ishte i paarritshëm për automjetet.

Ndërkohë një hetim ka filluar rreth incidentit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat