Shtimi i rasteve të reja me Covid e ka detyruar qeverinë greke që të ndërmarrë një sërë masash të reja kufizuese për të rritur efikasitetin në luftën për parandalimin e virusit.
Pasditen e sotme, kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis njoftoi masat e reja kufizuese ku ndalohet lëvizja e qytetarëve në një fashë të caktuar orari.
Qytetarët do të ndalohen të qarkullojnë nga ora 00:30 e mesnatës deri në 05:00 të mëngjesit në zonat e cilësuara si “të kuqe” apo “të verdha” në raport me numrin e rasteve me koronavirus.
Masa e re do të aplikohet duke filluar nga dita e shtunë.
Gjithashtu, Mitsotakis njoftoi se maskat do të jenë të detyrueshme në ambiente të brendshme dhe në rrugë për çdo qytetar të Greqisë.
“Vala e dytë ka ardhur, është e rrezikshme dhe prek të gjitha moshat”, tha Mitsotakis.