NATO nuk e kundërshton hapjen e zyrës së ministrisë ruse të mbrojtjes në Beograd

Evropë

NATO nuk e kundërshton hapjen e zyrës së ministrisë ruse të mbrojtjes në Beograd

Nga: D.G. Më: 23 tetor 2020 Në ora: 08:30
Flamuri i NATO-s

"E mirëpresim partneritetin me Serbinë dhe respektojmë plotësisht vendimin e saj mbi neutralitetin ushtarak. Mund të zhvillojmë marrëdhënie të forta me partnerë, të tillë si Austria ose Finlanda, pa qenë anëtarë. E respektojmë plotësisht vendimin e tyre për të mos u bashkuar me NATO-n, ashtu si respektojmë vendimin e të tjerëve për t'u bashkuar", tha një zyrtar i paemëruar i Organizatës së Traktatit të Atlantikut të veriut (NATO) i pyetur nga Zëri i Amerikës në lidhje me hapjen e paralajmëruar të një zyreje të Ministrisë Ruse të mbrojtjes në Beograd.

Një zyrtar i paemëruar i NATO-s nuk është përgjigjur në pyetjet, përfshirë atë nëse qëllimi i palës ruse mund të ndikojë në anëtarësimin dhe angazhimin e Serbisë në programin e Partneritetit për paqen dhe nëse hapja e një zyreje të Ministrisë ruse të mbrojtjes mund të forcojë bashkëpunimin e tri palëve apo, nga ana tjetër, do të kontribuojë në një lloj tensioni në atë zonë?

"Lidhur me çështjet konkrete që keni ngritur,  ju referoj tek autoritetet ruse dhe serbe për ndonjë koment," thuhet në përgjigjen me shkrim.

Të martën, Ministria e mbrojtjes e Serbisë ka konfirmoi se procedura për hapjen e një zyreje përfaqësuese të Ministrisë së mbrojtjes së Rusisë në Serbi ishte filluar, siç u tha, në përputhje me marrëveshjen midis qeverive të Serbisë dhe Rusisë.

Zyrtar anonim i NATO-s për Zërin e Amerikës ka vënë në dukje partneritetin e ngushtë midis Aleancës së Atlantikut të Veriut dhe Serbisë.

"Bashkëpunojnë për t'u përgatitur më mirë për emergjenca të tilla si përmbytjet dhe zjarret në pyje. Ne po ndihmojmë Serbinë të reformojë forcat dhe institucionet e saj të sigurisë dhe NATO po trajnon ushtarët serbë për misionet paqeruajtëse ndërkombëtare. Serbia dhe NATO kanë punuar së bashku për të trajnuar mjekë ushtarakë irakianë për të ndihmuar forcat e armatosura irakene. Gjatë 20 viteve të fundit, kemi investuar miliona euro për të ndihmuar Serbinë të shkatërrojë më shumë se 230 tonë municion të vjetëruar," thotë deklarata.

Pavarësisht nga rruga e proklamuar për në BE, Serbia ka blerë aeroplanë luftarakë MiG-29, helikopterë, tanke, dronë dhe transportues të blinduar nga Rusia, Bjellorusia dhe Kina në vitet e fundit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat