Greqia dhe Turqia anulojnë manovrat ushtarake në Mesdheun Lindor

Evropë

Greqia dhe Turqia anulojnë manovrat ushtarake në Mesdheun Lindor

Më: 23 tetor 2020 Në ora: 19:27
Ilustrim

Greqia dhe Turqia anuluan sot manovrat ushtarake të planifikuara javën e ardhshme në Mesdhe, në një përpjekje për të lehtësuar tensionet, njoftoi sot Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stotenbergu.

“Unë e përshëndes këtë vendim. Ai është një hap në drejtimin e duhur”, tha zyrtari i Aleancës, pas një takimi të Ministrave të Mbrojtjes të NATO-s, raporton ATSh.

Sipas tij, vendimi do të zvogëlojë rrezikun e aksidenteve dhe mund të shërbejë si një bazë për përpjekjet e drejtuara nga Gjermania për të zgjidhur mosmarrëveshjet territoriale midis dy vendeve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat