Pas bllokimit, Madridi vendos shtetrrethimin e natës

Evropë

Pas bllokimit, Madridi vendos shtetrrethimin e natës

Më: 23 tetor 2020 Në ora: 21:23
Madrid

Një shtetrrethim nate do të hyjë në fuqi në Madrid midis mesnatës dhe orës 06:00 të së shtunës, kur skadon bllokim dyjavor, njoftuan sot autoritetet.

“Tubimet publike dhe private të personave, të cilët nuk i përkasin të njëjtës shtëpi, janë të ndaluara gjatë këtyre orëve”, tha qeveria rajonale.

Qeveria qendrore e Spanjës vendosi një bllokim të gjerë mbi qytetin dhe komunitetet përreth, kundër vullnetit të qeverisë rajonale, në një përpjekje për të frenuar rritjen e re të infektimeve të COVID-19.

Qyteti tani kërkon të kthehet në masat e mëparshme dhe të izolojë kryesisht vetëm ato zona me numër veçanërisht të lartë të infektimeve.

Ndërkohë, kryeministri Pedro Sanchez i ka përgatitur bashkatdhetarët e tij për muaj shumë të vështirë dhe bëri thirrje për më shumë disiplinë në përmbajtjen e virusit, me qëllim parandalimin e një bllokim të ri mbarëkombëtar.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat