Policia bashkohet me protestuesit që kundërshtojnë masat anti-Covid

Evropë

Policia bashkohet me protestuesit që kundërshtojnë masat anti-Covid

Më: 23 tetor 2020 Në ora: 23:02
Itali

Ditët e fundit, në shumë vende të Europës kanë shpërthyer protestat kundër masave kufizuese të qeverive.

Ndonëse Italia po përballet me një valë të dytë të pandemisë, të shumtë kanë qenë qytetarët të cilët kanë protestuar kundër masave kufizuese të vendosura nga autoritetet.

Qytetarë të shumtë në Napoli kanë bllokuar rrugët e qytetit, të cilët me thirrjet “liri, dinjitet dhe punë” kundërshtojnë një mbyllje të dytë, raportojnë mediat vendase.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat