Napoli, qytetarët në protesta masive kundër masave anti-Covid

Evropë

Napoli, qytetarët në protesta masive kundër masave anti-Covid

Më: 23 tetor 2020 Në ora: 23:28
Pamje nga vendi i ngjarjes

Vala e dytë e pandemisë së shkaktuar nga virusi COVID-19 ka përfshirë botën. Derisa shtetet me të gjitha mekanizmat janë fokusuar në parandalimin e përhapjes, qytetarët janë revoltuar nga këto masa.

Qyteti i Napolit ka vendosur masat e reja anti-Covid ku parashihet mbyllja nga ora 23:00 e mbrëmjes deri në ora 05:00 të mëngjesit.

E qytetarët e Napolit të pakënaqur me këto masa kanë vendosur që të protestojnë masivisht nëpër rrugët e qytetit.

Nën parullën “liri, dinjitet, punësim”, ata kanë kundërshtuar mbylljen e qytetit në orët e lartcekura.

Vlen të theksohet se Italia nuk është vendi i vetëm që ka vendosur për kthim të masave të tilla, por gjithashtu napolitanët nuk janë qytetarët e vetëm që kanë protestuar kundër këtyre masave.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat