Shtrohet në spital kryetari i Stambollit, infektohet me COVID-19

Evropë

Shtrohet në spital kryetari i Stambollit, infektohet me COVID-19

Më: 24 tetor 2020 Në ora: 16:28
Ekrem Imamoglu

Kryetari i bashkisë së Stambollit, Ekrem Imamoglu njoftoi se u infektua me koronavirus dhe është shtruar në spital, pasi kishte temperaturë.

“Natën e kaluar rreth orës 21:00 kisha ethe dhe temperaturë 38 gradë dhe vendosa ta kaloj natën në spital,” tha ai në një video.

“Tani ndihem mirë, temperatura nuk është e lartë”, u shpreh kryebashkiaku nga dhoma e Spitalit në Stamboll.

Imamoglu u zgjodh kryetar i bashkisë së metropolit turk, në korrik të vitit 2019, për partinë Chp pasi mposhti kandidatin e mbështetur nga Presidenti Rexhep Tajip Erdogan dhe partia e tij Akp.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat