I rruan flokët dhe e rrahën të bijën që kërkoi të martohet me një serb, familja nga Bosnja deportohet nga Franca

Evropë

I rruan flokët dhe e rrahën të bijën që kërkoi të martohet me një serb, familja nga Bosnja deportohet nga Franca

Më: 24 tetor 2020 Në ora: 17:15
Foto ilustrim

Franca ka deportuar një familje nga Bosnja e Hercegovina, pasi që e kishin rrahur të bijën e tyre dhe ia kishin rruar flokët vetëm pse kishte pasur dëshirë të martohet me një serb, ka njoftuar Ministria e Punëve të Brendshme e Francës, shkruan Reuters.

Kjo ministri gjithashtu ka bërë të ditur se pesë anëtarët e familjes së kësaj vajze në lindje të qytetit Bezanson, është deportuar për në Sarajevë.

“Ky dëbim nga territori ynë vjen si rezultat i sjelljes së pahijshme të familjes gjatë gushtit, në veçanti pas rrahjes dhe rruajtjes së flokëve të bijës së tyre që ka qenë e dashuruar në një serb të ri, një person që i përket një besimi tjetër”, thuhet në kumtesën e ministrisë franceze.

E për këtë adoleshente do të përkujdesen organet kompetente, dhe sapo të arrin moshën madhore do të gëzojë të drejtën për qëndrim në Francë.

Mediat franceze në gusht kishin raportuar se familja e kishin rrahur 17-vjeçaren, myslimane nga BeH, të cilës i rruan flokët vetëm pse kërkonte të martohej me një serb 20-vjeç. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat