Conte, thirrje qytetarëve: Na presin javë të vështira, të mbrojmë shëndetin dhe ekonominë

Evropë

Conte, thirrje qytetarëve: Na presin javë të vështira, të mbrojmë shëndetin dhe ekonominë

Më: 24 tetor 2020 Në ora: 17:59
Giuseppe Conte

Kryeministri italian, Giuseppe Conte, iu është drejtuar me një mesazh qytetarëve për të bashkuar forcat në shenjën e besimit të ndërsjellë për të ndryshuar Italinë, në mënyrë që të mos lëmë askënd pas. “Dyert e qeverisë do të qëndrojnë gjithmonë të hapura”, deklaroi ai.

Kryeministri theksoi se është e rëndësishme të “mbrojmë shëndetin për të mbrojtur ekonominë”, duke shtuar se “na presin javë të vështira”, ndërsa premtoi ndihmë për familjet me fëmijë dhe ndihma të reja për italianët në vështirësi”.

Muajt e kaluar, deklaroi kryeministri, kanë qenë një provë e vështirë për komunitetin dhe për ekonominë. Për shkak të rritjes së infektimit, këto ditë dhe javët e ardhshme, gjithashtu, pritet të jenë komplekse, nuk mund të ulim vëmendjen, sepse nëse nuk mbrojmë shëndetin e qytetarëve nuk mbrojmë ekonominë.

Kryeministri premtoi ndihmë për ata që vuajnë më shumë nga pasojat ekonomike të pandemisë, duke thënë: “Ne po përcaktojmë mënyrat më efektive dhe të shpejta për t’u ofruar ndihmë operatorëve ekonomikë në vështirësi”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat