Presidenti i Polonisë del pozitiv me COVID-19

Evropë

Presidenti i Polonisë del pozitiv me COVID-19

Më: 24 tetor 2020 Në ora: 19:46
Andrzej Duda

Presidenti i Polonisë, Andrzej Duda, ka dalë pozitivë me COVID-19. Ai ka thënë se është në gjendje të mirë shëndetësore.

48 vjeçari u testua të premten ku doli pozitivë, por akoma nuk dihet se kur ishte infektuar me virus.

Ai iu bashkohet një grupi të liderëve botëror të cilët ishin të prekur me koronavirus, mes tyre ishin edhe Presidenti i SHBA-së Donald Trump dhe Kryeministri i Britanisë së Madhe, Boris Johnson, shkruan BBC.

Të premten në Poloni u shfaqën 13,600 raste të reja me COVID-19. Vendi ka mbyllur disa shkolla dhe restorante për shkak të numrit të madh të këtyre rasteve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat