Erdogan thotë se Macron ka nevojë për trajtim psikik

Evropë

Erdogan thotë se Macron ka nevojë për trajtim psikik

Më: 24 tetor 2020 Në ora: 20:27
Erdogan dhe Macron

Presidenti i Turqisë Recep Tayyip Erdoğan ka folur edhe një herë rreth asaj që ai e quan islamofobi. Ndërkohë ai dha informacione edhe për luftën në mes të Armenisë dhe Azerbajxhanit.

“Nëse vendet evropiane duan t’i ruajnë pozicionet e tyre në sistemin global të ristrukturuar politikisht dhe ekonomikisht, ata duhet të shpëtojnë sa më parë nga kjo sëmundje e islamofobisë”, tha Erdogan

 “Aktualisht vëllezërit tanë azerbajxhanas po përparojnë drejt territoreve nën pushtim. Kanë filluar t’i rimarrin”, theksoi ai duke folur në Kongresin e 7’të të zakonshëm të Partisë AK në qytetin Kayseri.

Erdogan tha se informacionet i ka nga presidenti i Azerbajxhanit, Ilham Alitev, me të cilin ka zhvilluar një telefonatë.

 “Azerbajxhani po përparon drejt territoreve të tij që ndodhen nën pushtim. Kanë filluar t’i rimarrin territoret. Nuk shpëton asgjë nga besimi dhe vullneti. Nëse paraqitet vullnet pjesa tjetër i takon Allahut. Ja edhe ky popull i madh kështu po gjallërohet”, tha Erdoğan, raporton Anadolu Agency (AA).

Erdogan ka përmendur edhe presidentin e Francës Emannuel Macron, pas zhvillimit të fundit në Parisin zyrtar.

“Çfarë problemi ka Macron me Islamin dhe myslimanët?. Macron ka nevojë për një trajtim në pikën mendore. Çfarë mund t‘i themi një kreu të shtetit përveçse të kontrollohet nga pikëpamja mendore, sepse ai nuk e kupton lirinë e besimi dhe sillet në këtë mënyrë për miliona anëtarë të besimit të ndryshëm që jetojnë në vendin e tij. Një e dy merret me Erdoğanin. Nuk fiton asgjë që merret me Erdoğanin. Madje, pas një muaji ka zgjedhje dhe do ta shohim fatin e tij në zgjedhje””, tha presidenti turk.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat