Erdogan sulmon Macronin - duhet “ta kontrolloi gjendjen e tij mendore”

Evropë

Erdogan sulmon Macronin - duhet “ta kontrolloi gjendjen e tij mendore”

Nga: Sherif Ramabaja Më: 24 tetor 2020 Në ora: 22:10
Erdogan dhe Macron

Me fjalë të ashpra, Presidenti turk Erdogan ka vënë në pikëpyetje shëndetin mendor të kreut të shtetit të Francës Macron. Rasti: Macron kishte njoftuar, një veprim të ashpër kundër islamistëve.

 Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan sulmoi ashpër homologun e tij francez Emmanuel Macron për deklaratat e tij mbi Islamin. Macron duhet të kontrollojë "gjendjen e tij mendore", kishte thënë ai.

Erdogan sulmoi të Shtunën Macron, në një fjalim televiziv. Pas sulmit islamist ndaj mësuesit francez Samuel Paty , Macron kishte njoftuar intenzitetin e goditjes ndaj islamistëve.

"Çfarë mund të thuash për një kryetar shteti që trajton miliona anëtarë të besimeve të ndryshme në këtë mënyrë," tha Presidenti turk. "Çfarë problemi ka ky sulm me Islamin dhe Myslimanët?" Erdogan shtoi, Macron së pari duhej të "kontrollonte gjendjen e tij mendore".

Pallati Francez Elysee reagoi i indinjuar. "Deklaratat nga Presidenti Erdogan janë të papranueshme," tha një përfaqësues i presidencës Franceze në kërkesën e AFP të Shtunën. "Teprimi dhe vrazhdësia në këtë rast nuk duhet të dominojnë."

 Erdogan duhet të ndryshojë kursin e tij politik "sepse ai është i rrezikshëm në çdo mënyrë". Ambasadori francez në Ankara ishte thirrur përsëri në Paris, për t'u konsultuar me Macron.

Franca dhe Turqia kanë qenë në mosmarrëveshje, për çështje të ndryshme politike për një kohë të gjatë. Ndër të tjera, bëhet fjalë për dërgesat e armëve në konfliktin e Libisë, provokimet në Mesdhe por edhe për konfliktin e Nago-Karabakut. "Turqia po vepron në mënyrë të papërgjegjshme dhe duhet t'i japë fund aventurave të saj në rajonin e Mesdheut," vazhdoi deklarata franceze.

Erdogan gjithashtu kritikoi operacionin e policisë në Berlin

Mësuesit 47-vjeçar Paty, iu pre koka nga një 18-vjeçar të Premten një javë më parë, afër shkollës së tij, pranë Parisit. Sulmuesi me origjinë çeçene u qëllua për vdekje nga policia pak më vonë. Paty kishte hapur temën e lirisë së shprehjes në klasë, duke përdorur karikaturat e diskutueshme të Muhamedit.

Pas sulmit, policia franceze kreu dhjetëra operacione kundër njerëzve dhe shoqatave që dyshohet se i përkasin ose janë afër spektrit islamik.

Erdogan gjithashtu kishte kritikuar kërkimin e një xhamie në Berlin si "Islamofobi" në Twitter . Operacioni policor të Mërkurën "shpërfilli plotësisht lirinë fetare dhe dëshmon për një Islamofobi dhe racizëm që e kthej Evropën përsëri në epokat e errëta", tha Erdogan.

Policia e Berlinit kontrolloi një xhami dhe disa ndërtesa të tjera në rrethin Kreuzberg të Mërkurën, për shkak të mashtrimit të dyshuar të subvencioneve, duke përdorur si shkas situatën e Coronavirusit.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat