Turqia vazhdon kërkimin në Mesdheun lindor, BE ka paralajmëruar ndëshkim

Evropë

Turqia vazhdon kërkimin në Mesdheun lindor, BE ka paralajmëruar ndëshkim

Më: 25 tetor 2020 Në ora: 10:52
Foto Ilustrim

Turqia ka konfirmuar se do të vazhdojë me kërkimin sizmologjik deri më 4 nëntor, në të cilën dërgoi anijen e saj “Oruk Reis” në ujërat e diskutueshme të Mesdheut lindor.

Me këtë lëvizje, Turqia nxiti tensione në atë rajon. Greqia dhe Turqia, të dy anëtare të NATO-s, nuk po arrijnë ta kapërcejnë një mosmarrëveshje mbi të drejtën për t’i shfrytëzuar lëndët djegëse fosile në Mesdheun lindor.

Pas një samiti të fundit të Bashkimit Evropian të mbledhur me kërkesë të Qipros, u njoftua se BE do ta ndëshkonte Turqinë nëse do të vazhdonte të kryente operacione provokuese në rajonin e pretenduar nga Greqia dhe Qipro.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat