Vazhdon të rritet numri i të infektuarve dhe të vdekurve në Serbi

Evropë

Vazhdon të rritet numri i të infektuarve dhe të vdekurve në Serbi

Më: 25 tetor 2020 Në ora: 17:38
Foto ilustrim

Autoritetet shëndetësore serbe kanë zbardhur gjendjen me pandeminë.

Sipas informacionit të fundit, numri i pacientëve me coronavirus në Serbi është shtuar me 614.

Gjithashtu është raportuar se tre persona vdiqën, të cilët kishin edhe sëmundje shoqëruese, raporton b92.

Thuhet se 26 nga 694 pacientë të shtruar në spital janë duke u trajtuar me respirator.

Ndryshe, 792 persona kanë ndërruar jetë deri më tani gjersa 38872 njerëz janë infektuar. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat