Erdogan fyen Macron, BE kritikon ashpër Turqinë: Deklarata të papranueshme

Evropë

Erdogan fyen Macron, BE kritikon ashpër Turqinë: Deklarata të papranueshme

Më: 25 tetor 2020 Në ora: 20:12
Erdogan

Presidenti i Këshillit Europian Charles Michel i ka quajtur të papranueshme deklaratat e presidentit turk Recep Tayp Erdogan ndaj atij të Francës Emanuel Macron. Michell thotë se e dënon qëndrimin e Turqisë dhe sulmin e presidentit ndaj Homologut francez.

“Në vend të një axhende pozitive, Turqia zgjedh sfida, veprime të njëanshme në Mesdhe dhe tani fyerje. Është e papranueshme. Respekt për Evropën dhe Shtetet Anëtare të saj”, shkruan Michel.

Presidenti turk u shpreh se homologu i tij francez ka nevojë për kontroll mendor. Erdogan theksoi më tej se nëse Evropa nuk shërohet nga sëmundja e islamofobisë atëherë ajo do të shkatërrohet. Deklaratat e ashpra të presidentit turk, Recep Tayyip Erdogan i kanë rritur tensionet mes Turqisë dhe Francës. Si pasojë Franca tërhoqi ambasadorin e saj nga Turqia.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat