Për herë të parë në Europë, Franca regjistron mbi 50 mijë të infektuar brenda ditës

Evropë

Për herë të parë në Europë, Franca regjistron mbi 50 mijë të infektuar brenda ditës

Më: 25 tetor 2020 Në ora: 23:24
Foto ilustrim

Franca ka regjistruar numër rekord infeksionesh me koronavirus në 24 orët e fundit. Autoritetet shëndetësore raportuan për 52 010 raste pozitive. Kjo është hera e parë që numri i rasteve me Covid-19 në Europë kalon mbi 50 mijë brenda ditës.

Asambleja kombëtare franceze ka votuar për zgjatjen e gjendjes së jashtëzakonshme deri më 16 shkurt. Projektligji u miratua me 71 vota pro dhe 35 kundër dhe pritet që të premten të kalojë në senat

Opozita ngriti zërin në Kuvend duke u shprehur se po cenohen liritë individuale nga zgjatja kaq shumë e gjendjes së jashtëzakonshme. Në Francë aktualisht nuk lejohet lëvizja nga ora 21:00 e mbrëmjes deri në 06:00 të mëngjesit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat