Shtetases britanike i sekuestrohen mbi 21 mijë paund në Rinas

Evropë

Shtetases britanike i sekuestrohen mbi 21 mijë paund në Rinas

Më: 26 tetor 2020 Në ora: 07:52
Foto ilustrim

Një shtetaseje britanike i janë sekuestruar 21 mijë e 900 paund të padeklaruara në aeroportin e Rinasit.

Bëhet e ditur se gjatë kontrollit në vijën e dytë, të pasagjerëve që vinin nga Britania e Madhe, është konstatuar se shtetasja britanike me inicialet J.R.B, kishte të padeklaruara një sasi përkatësisht prej 21 900 paund, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Nga ana strukturave u kryen veprimet e para hetimore për veprën penale “Mosdeklarimi i të hollave në kufi dhe sendeve me vlerë” parashikuar nga neni 179.a i K.Penal.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat