Rritja e rasteve të reja me koronavirus: Italia shtrëngon masat nga java e ardhshme

Evropë

Rritja e rasteve të reja me koronavirus: Italia shtrëngon masat nga java e ardhshme

Më: 26 tetor 2020 Në ora: 11:53
Rritja e rasteve të reja me koronavirus: Italia shtrëngon masat nga java e ardhshme

Italia ka marrë vendim të mbyll kinematë, pishinat dhe palestrat nga e hëna, në një përpjekje të radhës për të frenuar rritjen e shpejtë të infeksioneve të koronavirusit.

Baret dhe restorantet do të duhet të mbyllen deri në orën 18:00, por dyqanet dhe shumica e bizneseve do të vazhdojnë të funksionojnë.

Ndërkohë, kabineti qeveritar i Spanjës të dielën ra dakord për një “gjendje alarmi” në të gjithë vendin.

Të dyja vendet u goditën rëndë gjatë valës së parë të pandemisë në Evropë.

Shtrëngimi i masave u miratua midis kryeministrit Giuseppe Conte dhe udhëheqësve rajonalë.

Rajoni i Campania, ku përfshihet Napoli, ka qenë ndër ata që kërkojnë kufizime më të rrepta.

onte ka thënë se ai nuk dëshiron të përsërisë bllokimin kombëtar të vendosur gjatë valës së parë në mars dhe prill për shkak të dëmit ekonomik të shkaktuar.

Sipas masave të reja, pjesa më e madhe e mësimit në shkollat e mesme do të zhvillohet online.

Shtrëngimi i masave vjen në kohën e protestave në Napoli, dhe më pas në Romë, kundër ashpërsimit të tyre.

E shtuna shënoi një rekord të ri rastesh në Itali me më shumë se 19,600 të infektuar. Numri i vdekjeve në 24 orë ka shkuar në 151.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat