Britania do t’i kthejë Irakut 5,000 vepra të lashta arkeologjike

Evropë

Britania do t’i kthejë Irakut 5,000 vepra të lashta arkeologjike

Më: 26 tetor 2020 Në ora: 17:02
Foto

Mes objekteve të riatdhesuara është dhe një relikë sumeriane 4,000-vjeçare e zbuluar në një ankand online.

Kryeministri i Irakut Mustafa al-Kadhimi tha sot se qeveria britanike do të kthejë rreth 5,000 vepra të lashta arkeologjike të vjedhura nga vendi.

Kadhimi, i emëruar kryeministër në maj, ishte në Britani në një vizitë zyrtare ku bëri dhe një turne në Muzeumin Britanik në Londër dhe u informua mbi vendimin e kthimit të objekteve të baltës dhe vepra të tjera të lashta.

Riatdhesimet do të kryhen vitin që vjen në atë që Kadhimi quajti operacioni më i madh i kthimit të veprave artistike të vjedhura.

Mes objekteve është dhe një relikë 4000 vjeçare e epokës sumeriane që u zbulua në një ankand privat online në maj 2019.

Skulptura e gurtë besohet se është marrë nga një tempull në Irak që u bastis gjatë Luftës së Gjirit Persik, dhe më pas përsëri në from 2003.

Mijëra antikitete janë grabitur nga muzeumet e Irakut pas pushtimit të SHBA, teksa Muzeumi i Kombëtar i Irakut thotë se rreth 15 000 vepra janë zhdukur gjatë mësymjes ushtarake në Bagdad në 2003.

Vendi ka nisur tashmë rekuperimin e disa prej thesareve teksa në korrik 2019, Muzeumi Kombëtar Britanik ktheu rreth 150 vepra të lashta në Irak e Afganistan, duke përfshirë tekste të rralla të Mesopotamisë të shkruara në pllaka guri (cuneiform).

Gjithashtu në 2018, tregtuesit e njohur të antikiteteve në SHBA, Hobby Lobby paguan një gjobë prej $3 milionë dhe pranuan të kthejnë në Irak rreth 3,800 objekte artistike të trafikuara.

Edhe Muzeumi i Biblës në Uashington, i themeluar ga kreu i Hobby Lobby, Steve Green, ka thënë se do të kthejë mijëra vepra arkeologjike të marra ilegalisht prej andej.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat