Kreu gjerman i inteligjencës: Kina është pranë dominimit botëror

Evropë

Kreu gjerman i inteligjencës: Kina është pranë dominimit botëror

Më: 26 tetor 2020 Në ora: 20:51
Merkel

Kina është prezantuar së fundmi si vendi më pranë “dominimit botëror” nga ish-kreu i inteligjencës së Gjermanisë, i cili paralajmëron Evropën të mundohen t’i kundërvihen influencës kineze.

Gerhard Schindler, ish-kreu i Agjencisë Federale të Inteligjencës nga 2011 deri në 2016, nxiti Gjermaninë të zbusë “varësinë strategjike” nga Pekini duke nisur nga ndalimi i gjigandit teknologjik të komunikimeve Huawei me rrjetin 5G.

Zhvillimi vjen në një kohë kur liderë të tjerë botërorë kanë shtuar sanksionet dhe mbikqyrjen ndaj Kinës.

Në një intervistë me Times, Schindler detajonte strategjinë e marrëdhënieve ndërkombëtare të Pekinit dhe ngriti alarmin për varësinë e Evropës ndaj eksporteve të Kinës.

Ai tha: “Kina po i bën gjërat me shumë zgjuarsi, me shumë qetësi, por në të njëjtën kohë me një strategji të vazhdueshme, aq sa ne në Evropë nuk e verëjmë dot sjelljen e saj dominante. Qëndrimi ynë ndaj Kinës dominohet nga marrëdhëniet e biznesit. Por kjo duhet rianalizuar, sepse ne jemi pjesërisht të varur nga Kina, për shembull për industrinë e prodhimit të automjeteve”.

“Kjo varësi nuk zbutet duke u bërë akoma më të varur”.

Ai theksoi më tej se Huawei është një tjetër shembull madhor i influencës së Kinës, duke argumentuar se grupet e komunikacioneve kineze janë shumë më të avancuara se ato evropiane dhe Gjermania për shembull nuk mund të kuptojë nëse rrjeti i ri 5G ka hapësira për shfrytëzim dashakeq të informacioneve.

Ai shton: “Është sikur një inxhinier i specializuar në motorët me avull të vihet për të vlerësuar motorët me djegie të brendshme. Nëse Huawei krijon komponentë të rrjetit tonë 5G ne as që e kemi idenë sesi mund t’i shfrytëzojnë ata pajisjet e tyre”.

Edhe analistja Emily de la Bruyere, tha se Pekini i e shikon Evropën si “fushëbeteja kryesore e Luftës së tretë Botërore”.

Ajo tha në një intervistë me rrjetin Fox News: “Kina e konsideron Gjermaninë si hallkën kryesore të kësaj beteje. Nëse ajo fiton Gjermaninë ajo mund të fitojë Evropën dhe të gjithë botën.”

Zhvillimi vjen në një kohë kur Gjermania ruan tone me te buta kritike ndaj Kinës sesa për shembull SHBA, prej lidhjeve të ngushta tregtare mes vendeve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat