Greqi, anija e mallrave përplaset me anije ushtarake

Evropë

Greqi, anija e mallrave përplaset me anije ushtarake

Më: 27 tetor 2020 Në ora: 08:06
Foto

Në alarm organet portuale greke në Pire pasi një anije mallrash është përplasur me një anije ushtarake. Aksidenti ka ndodhur rreth orës 8 të mëngjesit sipas orës lokale, kur anija e mallrave që transporton konteinere ka goditur anijen ndihmese ushtarake”Kalisto”.

Sipas informacioneve paraprake thuhet se anija ushtarake ka pësuar dëme të mëdha dhe prej saj janë larguar me anijet e vogla ndihmëse 4 pjesëtarët e ekuipazhit.

Shkaqet e përplasjes që ka ndodhur në zonën detare pranë Salaminës ende nuk janë të qarta.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat