Orë policore edhe në Çeki – gjatë shtatë ditëve të ardhshme nuk ka dalje nga shtëpia për shkak të COVID-19

Evropë

Orë policore edhe në Çeki – gjatë shtatë ditëve të ardhshme nuk ka dalje nga shtëpia për shkak të COVID-19

Më: 27 tetor 2020 Në ora: 10:16
Foto ilustrim

Qeveria e Çekisë, ka vendosur të vë orën policore në këtë vend – nga ora 21:00 deri në 5 të mëngjesit, duke kufizuar veprimtarinë e dyqaneve të vogla.

Ora policore do të hyjë në fuqi nga 28 tetori dhe do të aplikohet deri më 3 nëntor, nga ora 21:00 deri në 5 të mëngjesit, ka njoftuar ministri çek i Shëndetësisë, Roman Prymula, pas takimit të qeverisë, duke theksuar se në masa preventive nuk ua mohon të drejtën e lëvizjes qytetarëve të shkojnë në punë, si dhe vizitat emergjente familjare.

Dyqanet e vogla që vazhdojnë të punojnë edhe nën masa të reja mbrojtëse, duhet të mbyllen në ora 20:00, me përjashtim të pompave të derivateve dhe barnatoreve.

Masat e ashpra mbrojtëse janë vënë për shkak të përkeqësimit të gjendjes epidemiologjike në këtë vend. Çekia gjatë vikendit të kaluar ka regjistruar 12.472 raste të reja me coronavirus – derisa numri i viktimave si rezultat i COVID-19 ka shkuar në 106.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat