Portugalia e bën të obligueshme bartjen e maskave në ambientet e jashtme

Evropë

Portugalia e bën të obligueshme bartjen e maskave në ambientet e jashtme

Më: 27 tetor 2020 Në ora: 15:18
Foto

Qeveria e Portugalisë ka publikuar ligjin e ri lidhur me pandeminë, në të cilin u kërkohet njerëzve që të bartin maska edhe jashtë shtëpive.

Kjo kërkohet në ato rrethana ku nuk mund të garantohet distanca sociale, shkruan CNN.

Ligji është publikuar në buletinin kombëtar këtë të martë, ndërsa do të hyjë në fuqi nga nesër.

Secili nga mosha dhjetë vjeçare e mbi është i obliguar që të bartë maskë nëpër hapësirat e brendshme dhe të jashtme publike.

Për ata që nuk do ta respektojnë ligjin dënimi do të jetë deri në 500 euro. Ky ligj do të jetë në fuqi për periudhën 70 ditëshe.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat