Gjermania pas “shpërthimit” të ri të virusit planifikon të mbaj hapur vetëm dyqanet edhe shkollat

Evropë

Gjermania pas “shpërthimit” të ri të virusit planifikon të mbaj hapur vetëm dyqanet edhe shkollat

Nga: F.B Më: 28 tetor 2020 Në ora: 09:14
Angela Merkel

Kancelarja gjermane Angela Merkel dëshiron takim urgjent të krerëve të 16 krahinave gjermane për mbylljen e kafiterive edhe restoranteve nga 4 nëntori si përpjekje e ndalimit të përhapjes së virusit, por çerdhet dhe shkollat mbeten të hapura, sipas Rojters, transmetojnë “Politika” dhe “Bota sot”.

Sipas Rojters që thirret në gazetën “Bild”, Merkel planifikon mbylljen e qendrave të fituesit, kinemave dhe lojërat e fatit, teatrot, ndalimin e koncerteve, ndërsa dyqanet mbetën të hapura nëse respektojnë masat higjienike dhe numrit të kufizuar të njerëzve në hapësira.

Në restorante lejohet marrja e ushqimit me vete, por jo ulja në lokal shkruan Rojters.

Qeveria federative dëshiron të mbështes financiarisht kompanitë që janë goditur nga mbyllja e përcaktuar dhe programi i saj prezantohet gjatë ditës.

Gjermanët do të mund të dalin në rrugë vetëm në prani të familjarëve të ngushtë , eventualisht edhe një familje tjetër.

Kush nuk respekton këto masa , do të dënohet, por ende nuk dihet detajet e këtyre dënimeve.

Hotelet mund të pranojnë mysafir por vetëm me kushte të veçanta dhe kusht është që mos të jenë turist të jashtëm.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat