Presidenti i Këshillit Europian optimist: Mes fundit të këtij viti dhe fillimit të 2021 do të kemi 3 ose 4 vaksina për COVID-19

Evropë

Presidenti i Këshillit Europian optimist: Mes fundit të këtij viti dhe fillimit të 2021 do të kemi 3 ose 4 vaksina për COVID-19

Më: 28 tetor 2020 Në ora: 10:32
Charles Michel

Rrethrrethimi nuk është më i mjaftueshëm kundër koronavirusit dhe disa vende po përgatiten për bllokimin.

E para mund të jetë Franca. Presidenti Macron  pritet ti drejtohet sonte Kombit për të njoftuar masat e reja kufizuese.

Ndërkohë Merkel ka propozuar një  bllokim “të lehtë” nga 4 nëntori. Numri i të infektuarve nga Covid në botë është 44 milionë njerëz.

Në SHBA, 500 mijë janë regjistruar në një javë, në Kinë 42 në një ditë, numri më i lartë që prej 10 Gushtitl

Por presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel, shprehet optimist se mes fundit të këtij viti dhe fillimit të 2021 do të jenë të disponueshme katër vaksina kundër Covid-19.

“Sipas informacionit tonë, ne shpresojmë që midis fundit të këtij viti dhe fillimit të vitit të ardhshëm, 3 ose 4 vaksina do të jenë gradualisht të disponueshme. Komisioni Evropian, në emër të Shteteve Anëtare, ka nënshkruar kontrata të shumta për të siguruar që kur vaksinat të jenë në dispozicion, ne do të jemi në gjendje të përfitojmë nga dozat që na duhen”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat