Dritan Abazoviqi: Nuk e vëmë në bixhoz shtetësinë e Malit të Zi

Evropë

Dritan Abazoviqi: Nuk e vëmë në bixhoz shtetësinë e Malit të Zi

Më: 28 tetor 2020 Në ora: 12:29
Dritan Alabzoviqi

Udhëheqësi i grupit qytetar URA Dritan Abazoviq ka thënë se ai opsion politik që politikanët të hyjnë në qeveri nuk do të kalojë, sepse, siç thotë ai, "nuk do të lejojë "bixhoz" me interesat kombëtare të Malit të Zi.

Deklarata e tij erdhi pasi mandatari për formimin e qeverisë së re të Malit të Zi Zdravko Krivokapiq tha se është i kënaqur me përparimin në formimin e qeverisë dhe se politikanët mund të marrnin pjesë, nëse janë të kualifikuar.

Abazoviq shkroi në llogarinë e tij në Twitter se koncepti i një qeverie ekspertështë është zgjidhja më e mirë.

"Koncepti i një qeverie ekspertësh është zgjidhja më e mirë dhe mbetemi të përkushtuar për këtë ide", ka shkruar Abazoviqi.

Ai deklaroi se nuk ka asnjë diskutim në lidhje me sektorin e sigurisë dhe se, sipas tij, ky përfshinë Ministrinë e Punëve të Brendshme, të cilën, përndryshe, Krivokapiq ia ka ofruar Frontit Demokratik (proserb).

"Ne po i përmbahemi marrëveshjes dhe po respektojmë parimet. Nuk do të lejojmë asnjë lojë me baste me interesat kombëtare të Malit të Zi," tha Abazoviq.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat