Policia spanjolle arreston 21 katalunas, dyshohet se ishin separatistë

Evropë

Policia spanjolle arreston 21 katalunas, dyshohet se ishin separatistë

Më: 28 tetor 2020 Në ora: 22:40
Foto

Policia spanjolle ka arrestuar 21 persona me lidhje me lëvizjen separatiste katalanase nën dyshimin për korrupsion dhe promovimin e çrregullimit publik.

Ministria e brendshme e Spanjës tha në një deklaratë se individët po hetoheshin për pretendime të përvetësimit të fondeve publike dhe pastrimit të parave, raporton euronews.

Arrestimet u zhvilluan gjatë 31 bastisjeve të policisë në qytetet katalanase të Barcelonës dhe Gironas.

Hetimet zbuluan se paratë e destinuara për qeverinë provinciale të Barcelonës dhe një njësi rajonale për promovimin e ekipeve sportive, ishin devijuar në mënyrë të paligjshme.

Autoritetet gjithashtu thonë se të dyshuarit mund të kenë gënjyer në lidhje me përdorimin e tokës rurale në qytetin e Cabrera de Mar për të ndërtuar një qendër biznesi, një restorant dhe një shkollë, pas një hetimi nga Guardia Civil.

Një gjykatë e Barcelonës më parë kishte zbuluar se David Madi dhe Oriol Vendrell, dy ish-politikanë të partive separatiste katalanase, se ishin në mesin e dhjetë personave e hetuar.

Një numër i madh dokumentesh janë sekuestruar si pjesë e hetimit dhe autoritetet nuk përjashtojnë arrestime të mëtejshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat