Titulli i Charlie Hebdo për karikaturën e Erdoganit: Ai është shumë argëtues privatisht

Evropë

Titulli i Charlie Hebdo për karikaturën e Erdoganit: Ai është shumë argëtues privatisht

Më: 29 tetor 2020 Në ora: 06:57
Erdogan

Presidenti turk ka kërcënuar më padi revistën Charlie Hebdo pas ballinës me karikaturat e tij.

Tha se presidenti Makron ka nevojë për kontrolle shëndetësore.

E si përgjigje ndaj këtij konstatimi të presidentit turk Erdogan revista satirike franceze Charlie Hebdo hapi ballinën  me karikaturat tij.

“Ai është shumë argëtues privatisht”, ishte titulli i karikaturës që irritoi Ankaranë zyrtare.

Drejtori për komunikim i presidentit turk është shprehur se karikaturat janë sulme të papërgjegjshme ndaj kulturës islame të cilat nxisin racizëm dhe diskriminim.

E vet Erdogan duke ju referuar karikaturave ndaj tij ka thënë se sulmet e vendeve perëndimore ndaj atyre islame qëllim kanë rifillimin e kryqëzatave.

Presidenti turk ka kërcënuar madje se do ta padis revistën franceze.

Tensionet kanë eskaluar pas vrasjes së Samuel Paty mësuesit francez i cili kishte shfaqur karikaturat e profetit Muhamed në ligjëratën e tij për lirinë e shprehjes.

Presidenti francez Makron pas këtij akti bëri disa akuza në drejtim te besimtarëve te musliman derisa e gjithë kjo ngjalli shume reagime në vendet me shumicë muslimane.

Një pjesë e këtyre vendeve kane bërë thirrje për bojkotim të produkteve që franceze e në disa të tjera janë organizuar edhe protesta ku është dënuar sjellja e franceze karshi islamit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat