Media ruse: Aeroplanët rusë po aterrojnë në aeroportin Batajnica të Beogradit

Evropë

Media ruse: Aeroplanët rusë po aterrojnë në aeroportin Batajnica të Beogradit

Nga: D.G. Më: 29 tetor 2020 Në ora: 08:51
Aeroporti Batajnica

Aeroplanët me tanke, të cilat Rusia ia ka dhuruar Serbisë kanë filluar të aterrojnë në aeroportin e Batajnicës, ka mësuar jozyrtarisht media ruse Sputnjik.

Rusia i ka dhuruar Serbisë 30 tanke T-72MS në Serbi dhe të parat janë dorëzuar tashmë.

Citohet ish-ministri serb i mbrojtjes, Aleksandar Vulin, të ketë thënë se Serbia ka mmarrë tanket T-72 si donacion në kuadër të marrëveshjes ushtarako-teknike të arritur midis presidentëve të Serbisë dhe Rusisë, Aleksandar Vuçiq dhe Vladimir Putin.

Vulin shtoi se njësitë e blinduara serbe do të "përmirësoheshin dhe forcoheshin ndjeshëm" falë këtij donacioni.

Si pjesë e marrëveshjes ushtarako-teknike, Serbia ka marrë nga Rusia, përveç këtyre tankeve, automjete të tjera të blinduara, 30 automjete të blinduara BRDM-2, disa prej të cilave tashmë kanë mbërritur në Serbi.

Tanket dhe BRDM-të u modernizuan para se t’i dorëzoheshin ushtrisë serbe.

Eksperti ushtarak rus Fyodor Boldyrev vlerësoi se tanket T-72 që Serbia mori dhe tanku serb M-84 "kanë një bazë të përbashkët të Sovjetikëve T-72, por gjithashtu një numër përbërësish të rinj të përbashkët dhe njësive të prodhimit rus, të cilat do të lehtësojnë shfrytëzimin e tyre të përbashkët në Serbi". .

"Për kushtet e Ballkanit, Serbia nuk ka nevojë për tanke më moderne, duke pasur parasysh dobësitë e ushtrive të vendeve fqinje," i ka thënë Boldirjov Sputnik-ut.

Si pjesë e bashkëpunimit ushtarak-teknik, Serbia gjithashtu bleu aeroplanë "Mig-29", helikopterë MI-17 dhe MI-35 dhe sisteme të mbrojtjes ajrore "Pancir" nga Rusia.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat