Gruaja që iu hoq koka në Francë la një porosi të fundit për fëmijët e saj

Evropë

Gruaja që iu hoq koka në Francë la një porosi të fundit për fëmijët e saj

Më: 29 tetor 2020 Në ora: 14:52
Foto nga vendi i ngjarjes

Në kishën “Notre Dame”, në Nice të Francës mëngjesin e sotëm u vranë tre persona, në mesin e tyre një grua, të cilës iu hoq koka.

Personi që e kreu këtë akt është në duar të policisë në Francë, edhe pse i njëjti u qëllua nga policia, bëhet e ditur se ende është gjallë dhe se është dërguar nga organet e rendit në spital.

Gazetari dhe shkrimtari Lorenzo Tosa, ka publikuar një shkrim në rrjetin social “Facebook” ku shkruan për fjalët e fundit të gruas, që ishte viktimë e dorës së kriminelit sot në Francë.

Ajo në minutat e fundit të jetës së saj kishte lënë porosi që fëmijëve të saj t’u thonin se ajo i do.

Shkrimi i plotë i gazetarit:

“Thuaju fëmijëve të mi se i dua”.

Ajo arriti t’i shpëtonte vrasësit dhe të ikte me forcën e fundit në një lokal, por plaga e saj në fyt ishte shumë e thellë.

Kushdo që e ndihmoi atë në momentet e fundit të jetës, gruaja sapo gjeti kohë për të adresuar këtë mendim të fundit të dashurisë për fëmijët e saj.

Nuk ka fjalë për këtë tmerr, i cili ndodhi në një vend simbol të paqes: një kishë.

Nuk ka pengesa ideologjike ose teologjike që mund të na ndajnë.

Nuk ka luftë midis feve.

Bota nuk është e ndarë midis të krishterëve dhe myslimanëve, por midis terroristëve dhe kriminelëve.

Sot, sidomos në një moment kaq dramatik, të gjithë jemi me Francën dhe francezët.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat