Në Turqi, një grua 110-vjeçare mundi koronavirusin

Evropë

Në Turqi, një grua 110-vjeçare mundi koronavirusin

Më: 29 tetor 2020 Në ora: 15:11
Hamide Ay

Hamide Ay, një grua 110-vjeçare nga Turqia, ka arritur të shërohet nga coronavirusi.

Gruaja turke u rezultoi pozitiv pasi të njëjtin rezultat e mori edhe djali i saj.

Ajo më pas u vendos në spital, vetëm për t’u shëruar me sukses pas shtrimit në spital dhe u la e lirë të enjten në shtëpi, njofton anadoluagency.

Hamide është trajtuar për dhjetë në një spital të Stambollit, ku nuk ka pas simptome të rënda.

Ay u shoqërua me duartrokitje nga stafi mjekësor dhe veçanërisht falënderoi ekipin mjekësor që u kujdes për shëndetin e saj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat