Macron arrin në Nice ku u vranë tre persona: Zotohet se do shtojë numrin e ushtarëve për mbrojtjen e vendit

Evropë

Macron arrin në Nice ku u vranë tre persona: Zotohet se do shtojë numrin e ushtarëve për mbrojtjen e vendit

Më: 29 tetor 2020 Në ora: 16:26
Foto nga vendi i ngjarjes

Presidenti francez Emmanuel Macron ka arritur në vendin e ngjarjes në Nice, ku mbetën të vrarë tre persona , ndërsa disa të tjerë mbetën të plagosur si pasojë e një sulmi me thikë.

Sulmuesi u arrestua nga policia disa minuta më vonë, derisa të plagosurit u dërguan në spital për trajtim.

Ngjarja ndodhi në katedralen Notre-Dame në Nice, ku mbetën të vrarë dy gra dhe një burrë.

Presidenti francez Emmanuel Macron shkoi në vendin e ngjarjes, derisa u zotua se do vendosen ushtarë shtesë për të mbrojtur vendin nga sulmet terroriste.

Ai tha se do dyfishohet numri i ushtarëve në rreth 7000, pas sulmit që ndodhi gjatë ditës së sotme.  Franca kohëve të fundit ka qenë objekt i sulmeve terroriste,  duke filluar nga mësuesi që iu pre koka e deri te kërcënimet e shumta për shpërthime bombe.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat