Filmohet momenti pas sulmit në Nice, dëgjohen të shtëna armësh – qytetarët fillojnë të ikin në të gjitha anët

Evropë

Filmohet momenti pas sulmit në Nice, dëgjohen të shtëna armësh – qytetarët fillojnë të ikin në të gjitha anët

Më: 29 tetor 2020 Në ora: 17:28
Foto

Në internet është shfaqur videoja e një franceze, e cila ishte në rrugët e qytetit Nice kur edhe ndodhi sulmi i përgjakshëm në afërsi të katedrales Notre Dame.

“Kam qenë dëshmitare kur ndodhën të shtënat e para, ku një burrë u fut në Notre Dame dhe më pas u shfaqën një numër i madh i policëve të cilëve sulmuesi tentoi t’ju ikë – ku policia menjëherë i është kundërpërgjigjur duke e qëlluar”, ka shkruar ajo në profilin e saj në Twitter.

Kujtojmë që sulmuesi ka bërtitur “Allahu Akbar” kur i vrau tre persona në katedrale, e me të mbërritur në vendin e ngjarjes, policia ka qëlluar sulmuesin që është dërguar më pas me urgjencë në spital.

Sikur kjo të mos mjaftonte kanë ndodhur edhe dy sulme tjera – njëri në qytetin tjetër francez Avgninon dhe në konsullatën franceze në Arabinë Saudite.

Në videon e publikuar më poshtë shihen policë të shumtë me motoçikleta duke lëvizur nëpër rrugët e Nice, ku më pas u dëgjuan edhe të shtënat e para që alarmuan qytetarët që filluan të vrapojnë në të gjitha anët për t’i shpëtuar më të keqes.
 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat