Merkel paralajmëron për “dimër të ashpër” derisa bllokadat po kthehen

Evropë

Merkel paralajmëron për “dimër të ashpër” derisa bllokadat po kthehen

Më: 29 tetor 2020 Në ora: 17:53
Angela Merkel

Kancelarja Angela Merkel ka thënë se “dimri do jetë i ashpër – për shumë kohë, do të jenë muaj të rëndë”.

Ajo këto deklarata i bëri në Parlament të enjten, ku tha se: “Kjo pandemi e vë në pikëpyetje lirinë. Liria është është përgjegjësi, së pari për vete, për familjet dhe vendin tuaj të punës. Kjo na tregon se jemi pjesë e tërësisë”.

Gjatë fjalimit, Merkel u ndërpre nga anëtarët e AFD, Alternativa për Gjermaninë, të cilët kundërshtonin masat. Udhëheqësi i kësaj partie Alexander Gauland akuzoi qeverinë për “diktaturë për koronavirus” .

Në replikë, Merkel ka paralajmëruar se këto dezinformata dhe këto teori të konspiracionit po minojnë luftën kundër pandemisë, njofton Klan Kosova, shkruan BBC.

Aktualisht, dy nga ekonomitë më të mëdha të Europës janë duke vendosur sërish bllokadat kombëtare, derisa kontinenti po përballet me një rritje të rasteve të koronavirusit dhe vdekjeve në përgjithësi.

Nga e premtja, njerëzit në Francë do të lejohen të dalin nga shtëpia vetëm për punë esenciale ose për arsye shëndetësore.

Presidenti Emmanuel Macron tha se vendi po rrezikon të përballet me një “valë të dytë të madhe që padyshim do të jetë më e rëndë se ajo e para”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat