Të dhëna shqetësuese nga Italia: 217 viktima dhe 26 831 të infektuar në 24 orë

Evropë

Të dhëna shqetësuese nga Italia: 217 viktima dhe 26 831 të infektuar në 24 orë

Më: 29 tetor 2020 Në ora: 17:59
Itali

Në Itali vazhdon të mbetet shqetësuese situata e pandemisë.

Numri i personave aktivë pozitivë ka kapërcyer numrin e personave të shëruar.

Viktimat Covid janë deri më sot mbi 38 mijë ndërsa të infektuarit mbi 616 mijë.

Kryeministri italian Giuseppe Conte ka raportuar sot në dy dhomat e parlamentit italian duke informuar se vendi ndodhet në një fazë kritike të skenarit 3, me një  i cili ka detyruar qeverinë të ndërmarrë masat e fundit 

Në 24 orët e fundit Italia ka regjistruar 217 viktima e 26 831 të infektuar më shumë. 

Në rritje shqetësuese është numri i të infektuarve që kërkojnë kurim spitalor e janë 983 më shumë se një ditë më parë e 115 të shtruar në repartet e terapisë intensive. 

Aktualisht janë 299 191 të infektuar aktivë e për herë të parë ky numër kapërcen numrin e personave të shëruar nga Covid e që është  279 282.

Në 24 orët e fundit janë  3879 të shëruar më shumë.

Në Italia janë kryer 201 452 tamponë në 24 orë e numri i përgjithshëm i të infektuarve deri më sot është 616 595 e i viktimave  38 122.

Rajoni i Lombardisë mbetet më shqetësuesi në nivel kombëtar.

Sot janë regjistruar 7339 të infektuar , 57 viktima,  57 të sëmurë më shumë në repartet e terapisë intensive, e 283 të infektuar më shumë në kurim spitalor. 

Qyteti i Milanos mbetet qendra urbane me numrin më të infektuarve në Itali me1393 raste më shumë në 24 orët e fundit e provinca e këtij qyteti ka shënuar sot 3211 persona të infektuar.

Në Campania janë shënuar 3103 raste më shumë, në Veneto 2109, në Lazio 1995, në Piemonte 2585.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat