Macron pas sulmit në Nicë: E gjithë Franca u sulmua

Evropë

Macron pas sulmit në Nicë: E gjithë Franca u sulmua

Më: 29 tetor 2020 Në ora: 18:52
Macron

Presidenti francez, Emmanuel Macron, është zotuar se Franca nuk do të heqë dorë nga “vlerat e saj” dhe gjithashtu u bëri thirrje njerëzve të të gjitha feve të mos “dorëzohen në frymën e përçarjes” pas sulmit në qytetin jugor të Nicës.

Macron tha se e gjithë Franca është sulmuar, duke shtuar se ai do të vendosë mijëra trupa të tjerë për të mbrojtur vendet kryesore, të tilla si vendet e kultit dhe shkollat.

Macron tha se Franca ishte e ekspozuar ndaj një sulmi terrorist islamik.

“Franca u sulmua për shkak të vlerave tona, për shkak të ndjenjës sonë të lirisë, për shkak të aftësisë sonë për të pasur liri të besimit në tokën tonë, sepse nuk i nënshtrohemi asnjë terrori. Më lejoni ta them këtë shumë qartë: kurrë nuk do të dorëzohemi”, tha Macron.

Ai i bëri komentet pasi tre persona kanë vdekur nga një sulm me thikë në qytetin francez, Nicë, ka thënë policia.

I dyshuari është ndaluar pak pas sulmit.

Kryetari i Nicës, Christian Estrosi ka thënë se gjithçka çon drejt “sulmit terrorist në zemër të bazilikës Notre-Dame”.

“Më duhet ta them se Nica – ashtu sikurse e gjithë Franca, por ndoshta më shumë sesa vendet tjera në Francë – sot po paguan një çmim tepër të lartë, duke u bërë edhe një herë viktimë e ‘islamo-fashizmit’”, ka thënë ai para gazetarëve.

Estrosi ka thënë edhe se i dyshuari i sulmit, ka bërtitur “Allahu Akbar” (Zoti është më i madhi) edhe pasi është arrestuar nga policia, transmeton agjencia e lajmeve, Reuters, transmeton rel.

Prokurorët francezë kundër-terrorizmit kanë nisur hetimet për vrasje.

Estrosi ka thënë se një nga të vdekurit ka qenë kujdestar në bazilikë.

Kryeministri francez, Jean Castex ka njoftuar se Franca ka rritur alarmin e sigurisë për territorin francez në nivelin më të lartë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat