Zjarri në barkë/ Të paktën 140 emigrantë drejt Evropës mbyten në brigjet e Senegalit

Evropë

Zjarri në barkë/ Të paktën 140 emigrantë drejt Evropës mbyten në brigjet e Senegalit

Më: 29 tetor 2020 Në ora: 20:30
Foto ilustrim

Të paktën 140 emigrantë që lundronin drejt Evropës janë mbytur kur barka e tyre mori zjarr dhe u përmbys, duke shënuar një nga tragjeditë më të rënda detare të këtij viti, njoftoi sot agjencia e emigracionit të Kombeve të Bashkuara.

Barka me rreth 200 njerëz u mbyt të shtunën pas nisjes nga qyteza Mbour, rreth 100 km në jug të kryeqytetit Dakar.

Video të publikuara në mediat lokale tregonin barkat e shpëtimit të peshkatarëve vendas që i afroheshin një kollone tymi të errët në det të hapur, dhe njerëz që në panik notonin drejt tyre.

Marina e Senegalit dhe Spanjës kishte shpëtuar rreth 60 njerëz, “por të paktën 140 janë mbytur”, tha agjencia e OKB.

Emigrantët e ardhur në ishujt spanjollë Canary nga Afrika perëndimore janë katerfishuar këtë vit në krahasim me rreth 11,000 që mbërritën në të njëjtën periudhë në 2019, thotë agjencia.

Rritja vjen pasi rrugë të tjera më të favorshme si ajo e Libisë apo Algjerisë, si dhe rruga detare Mesdhetare drejt Jugut të Evropës, janë bllokuar nga shtimi i kontrolleve.

Emigrantët që kërkojnë t’i shpëtojnë varfërisë dhe konfliktit po marrin përsëri rrugën prej  1,400-km drejt ishujve spanjollë, shpeshherë në barka të tejmbushura e në kushte të këqija teknike.

Katërmbëdhjetë barka me 663 emigrantë janë nisur nga Senegali drejt ishujve në shtator, çereku i të cilave pësuan defekte teknike ose u fundosën, sipas agjencisë së OKB.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat